Pas plot 16 vjetësh, Dukagjini i Klinës është kthyer në Superligën e Kosovës në futboll.
Dukagjini është kthyer në elitë në kohën kur regjioni, emrin e të cilit e mban klubi - Rrafshi i Dukagjinit - ka përfaqësim fare të vogël në elitën e futbollit kosovar, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKështu Dukagjinit dhe Ballkanit të Suharekës u bie barra për të përfaqësuar denjësisht në Superligë rajonin e madh të Rrafshit të Dukagjinit, që përbën rreth 40 për qind të vendit.
Klina e Suhareka janë prej qendrave të vogla të Rrafshit të Dukagjinit, por për futboll aktualisht kanë lënë në hije qendrat e mëdha si Peja, Gjakova e Prizreni.
Këto tri qytete të mëdha vlerësohen me peshë të madhe edhe për futbollin, por Besa, Vëllaznimi e Liria në edicionin 2019\2020 do të luajnë në Ligën e Parë, përkatësisht në kategorinë e dytë.
Besa e Vëllaznimi ishin pranë të kthehen në elitë, por i humbën ndeshjet e barazhit nga Gjilani e Trepça '89. Liria ishte në elitë, por ra në Ligën e Parë.
Dukagjini përfundoi edicionin në vendin e dytë në Ligën e Parë dhe kështu së bashku me Vushtrrinë u kthyen në elitë....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)