Sport

Real Madridi zyrtarizon sulmuesin serb

Real Madrid ka kompletuar marrëveshjen me klubin e Eintrachtit për marrjen e Luka Joviqit.

Luka Joviq është sulmues serb i cili deri tani ka luajtur në klubin gjerman, Eintracht Frankfurt, transmeton koha.net.

Real Madrid ka arritur marrëveshje gjashtëvjeçare me Joviqin.

Joviq i është bashkuar Eintracht Frankfurtit si huazim nga Benfika në 2017-ën ndërsa në prill ky klub përdori opsionin e tij për ta bërë këtë transfer të përhershëm.

Eintracht Frankfurti, do të marrë 60 milionë euro nga shitja e lojtarit por 30% e kësaj shume i takon Benficas.