Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pritet shkarkimi i Valverdes

Ernesto Valverde pritet të shkarkohet të martën nga pozita e kryetrajnerit te Barcelona.

Sipas “El Mundo”, “Diario Sport” e shumë mediumeve tjera, vendimi i marrë nga kryesia është që të largohet trajneri. Vendimi po ashtu thuhet se i është bërë i ditur edhe Valverdes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trajneri Roberto Martinez është favoriti për të marrë udhëheqjen e ekipit.

Valverde ka udhëhequr Barçën drejt dy titujve të La Ligas rresht, ndërsa sivjet dështoi në finale të Kupës, por edhe u përmbys nga Liverpooli në gjysmëfinalen dramatike të Ligës së Kampionëve, prej 3 me 0 në ndeshjen e parë, në 4 me 3 në rezultat të përgjithshëm pas ndeshjes së dytë.