Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juve ofron Dybalan dhe Sandron për Pogban

Foto: Reuters

Kampioni i Italisë, Juventusi është duke kërkuar me ngulm rikthimin e mesfushorit francez Paul Pogba. Juventusi është duke insistuar të fitojë garën me Real Madridin për transferimin e Pogbas.

Juve i ka ofruar Manchester Unitedit dyshen Paulo Dybala e Alex Sandro në shkëmbim të Pogbas, bën të ditur "The Express" të dielën. Real Madridit do t'i duhet të shes Gareth Balen për të krijuar hapsirë për transferimin e Pogbas, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kështu që krerët e Juventusit po mendojnë të veprojnë shpejt për të rrëmbyer Pogban. Pogba kishte qenë lojtar i Juventusit nga viti 2012 deri më 2016.

Te Manchester Unitedi u transferua pikërisht nga Juventusi në verën e vitit 2016, për një shumë rekorde atëbotë prej 105 milionë euro.