Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përfshihet nga flakët objekti i Gjykatës së Lartë në Tiranë

Protesta

Protesta e sotme në Tiranë është përshkallëzuar, me protestuesit që kanë shtuar agresivitetin. Sipas raportimeve, një pjesë e objektit së Gjykatës së Lartë është përfshirë nga flakët.

Po ashtu, flakë ka marrë edhe një automjet i parkuar pranë, si dhe disa kosha të mbeturinave.

Ndërkohë, sipas përditësimit të fundit për gjendjen shëndetësore të të lënduarve, gjatë ditës së sotme në spitalet e Tiranës janë paraqitur gjithsej 21 pjesëtarë të policisë dhe 13 protestues.

Lexo përditësimet tjera
protesta

Dita e pestë: Flakë, tym, gaz lotsjellës e plumba gome - protestuesit përplasen me policinë