Skuadra e Manchester Unitedit i ka bërë ofertë zyrtare Lyonit për sulmuesin Moussa Dembele. Sajti “goal.com” të premten ka raportuar se Manchesteri për transferimin e Dembeles gjatë kësaj vere i ka ofruar ekipit francez 40 milionë euro dëmshpërblim.
Dembele pëlqehet shumë nga trajneri i Manchesterit, Ole-Gunnar Solsksjaer që e sheh si përforcim të duhur në edicionin e ardhshëm, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDembele 22-vjeçar, ka shkëlqyer këtë edicion te Lyoni, pasi ka shënuar 15 gola në 32 paraqitje në Ligue 1. Ai ka kontratë me Lyonin deri në vitin 2023 kurse verën e shkuar u transferua nga Celticu për 22 milionë euro. Dembele karrierë ka bërë edhe te Fulhami.