Skuadra angleze West Ham United, ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të Lyonit, Moussa Dembele, ka shkruar “France-Football” të martën.
Te West Hami, po e shohin Dembelen si përforcim të duhur për repartin e sulmit pasi pëlqehet shumë nga trajneri David Moyes.
Ky i fundit është i gatshëm të paguajë 35 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit.
Dembele këtë edicion ka 11 paraqitje te Lyoni, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.
Sulmuesi 24-vjeçar, te Lyoni u transferua në vitin 2018 nga Celticu për 22 milionë euro kurse karrierë ka bërë edhe te skuadra e Fulhamit.