Kosova pa flamur në shortin për Botërorin e hendbollit në Spanjë

Kosova pa flamur në shortin për Botërorin e hendbollit në Spanjë

21 May 2019 14:57

Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll është paraqitur pa flamur në shortin e hedhur sot për Botërorin që mbahet në korrik në Spanjë.

Në mesin e të gjitha shteteve pjesëmarrëse, vetëm te Kosova u paraqit logo e federatës dhe jo flamuri shtetëror.

Kosova U21 në hendboll mëson rivalët në Botëror

Lidhur me këtë, sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, ka thënë për Kohën se kanë reaguar menjëherë dhe presin që drejtuesit e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit të ndërhyjnë.

Botërori mbahet në muajin korrik në Spanjë, vend ky që s’e njeh Kosovën si shtet.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme