Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll është paraqitur pa flamur në shortin e hedhur sot për Botërorin që mbahet në korrik në Spanjë.
Në mesin e të gjitha shteteve pjesëmarrëse, vetëm te Kosova u paraqit logo e federatës dhe jo flamuri shtetëror.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova U21 në hendboll mëson rivalët në Botëror
Lidhur me këtë, sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, ka thënë për Kohën se kanë reaguar menjëherë dhe presin që drejtuesit e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit të ndërhyjnë.
Botërori mbahet në muajin korrik në Spanjë, vend ky që s’e njeh Kosovën si shtet.