Emrat e gjyqtarëve të derbit ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës, ndeshje kjo që vendos për titull të kampionit, pritet të publikohen vetëm pak orë para se të nisë ndeshja, raporton “Sporti në KTV”.
Kështu ka bërë të ditur të premten për “Sportin në KTV”, kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani.
Hasani ka thënë se nuk e di nëse kjo ndeshje do të drejtohet me katër apo gjashtë gjyqtarë, pasi për këtë, sipas tij, do të vendosin vetë klubet.
Ndeshja Feronikeli - Prishtina, do të zhvillohet në stadiumin me kapacitet rreth dy mijë shikues “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Artikuj të ngjashëm
-
Prishtina synon fitoren e parë pas gjashtë ndeshjeve
-
Derbi Drita – Prishtina referohet nga Dardan Çaka
-
Prishtina para finales së radhës, Drita e Ballkani para “rastit të fundit”
-
Kampionia sfidohet nga Feronikeli i zhytur në probleme
-
Në mesjavë luhen ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll