Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka përsëritur se s’di asgjë për të ardhmen e yllit Eden Hazard.
Belgu u dërgoi puthje tifozëve të Chelseat pas barazimit pa gola me Leicesterin në xhiron e fundit të Premier Ligës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo28-vjeçari po kërkohet me ngulm nga Reali, ndërsa Sarri ka thënë se nuk e di nëse Hazardi do të qëndrojë në Londër.
“Shpresoj sigurisht, si çdo fans i Chelseat, që ai të mbetet me ne. Por për momentin nuk e di. E di që Edeni u përpoq të japë më të mirën për shtatë sezone te Chelsea. Ia doli dhe u bë një nga dy ose tre më të mirët në botë, por mendoj se duhet ta respektojmë atë dhe çdo vendim të tij”, ka htënë Sarri.
Chelsea mbylli sezonin në pozitën e tretë, me 26 pikë prapa kampionit Manchester City.