Ander Herrera nuk do të jetë më lojtar i Manchester United, duke filluar që nga fundi i këtij sezoni.
Kontrata e tij skadon me 30 qershor me “Djajtë e Kuq” dhe spanjolli nuk gjeti akord për të rinovuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNëpërmjet një video mesazhi vetë klubi nga Manchesteri bëri me dije se 29-vjeçari do të largohet.
Kujtojmë që Herrera kaloi nga Athletic Bilbao tek Manchester United në qershor të vitit 2014 për 32 milionë euro dhe tani largohet si lojtar i lirë. Gjatë qëndrimit në Angli, Herrera ka shënuar 20 gola dhe ka dhënë 27 asistime në 182 ndeshje.
Ndërkohë që me fanellën e “Djajve” ka fituar një Europa League, një FA Cup dhe një League Cup.
Mesfushori spanjoll do të kalojë tek Paris Saint-Germian sipas të gjitha raportimeve dhe do të firmosë kontratë deri në vitin 2023, që do të thotë kontratë 4-vjeçare, ku lojtari do të përfitojë 36 milionë euro në total, 8 milionë euro në sezon./ksp