Një shahist i talentuar nga Irani ka bërë befasi të madhe duke e mposhtur kampionin e botës, Magnus Carlsen në finale të “Banter Blitz Cup”.
Refugjati nga Irani Alireza Firouzja (16) më herët këtë javë fitoi betejën shumë të fortë me Carlsenin.
Carlsen, kampion në fuqi i botës dhe mjeshtër i madh, pësoi 8.5:7.5 në një maratonë të meçeve të shpejta.
Turneu “Chess24 online” ka nxjerrë Firouzjan më të mirin e 132 shahistëve që kanë garuar me sistem nokaut. Morën pjesë 109 mjeshtër të mëdhenj të shahut.
Firouzja edhe një herë ka dëshmuar se pse i jepen gjasa të mëdha për të marrë titullin e botës që e mban Carlsen.
Firouzja është bërë mjeshtër i madh në moshën 14-vjeçare kurse kampion i Iranit ishte si 12-vjeçar. Ai vitin e kaluar njoftoi se nuk do të garonte më për Iranin, pasi vendi dënoi një sportist që garoi ndaj një garuesi nga Izraeli. Ai jeton në Francë nga mosha tetëvjeçare, por nuk prezanton ndonjë vend tani.
Shpejtësia e tij gjatë meçeve të shahut e bënë atë prej lojtarëve më të popullarizuar. Fama e tij është shumë më e lartë se që dëshmon aktualisht renditja e tij (20).
“Duhet të presim shumë më tepër nga Firouzja”, ka thënë Carlsen pas humbjes.