Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City i gatshëm të ofrojë Agueron e para për Neymarin

Pep Guardiola dëshiron ta transferojë sulmuesin brazilian, Neymar në Etihad.

Manchester City synon të krijojë një skuadër edhe më të fortë për sezonin e ardhshëm, në mënyrë që të fitojë trofe edhe jashtë Anglisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Objektivi i madh i Pep Guardiolas mbetet braziliani Neymar, të cilin synon ta transferojë gjatë kësaj vere.

Sipas medieve në Spanjë, Neymar dëshiron të largohet nga PSG dhe duke parë dëshirën e tij për të nisur një aventurë të re te City janë të gatshëm të ofrojnë sulmuesin Sergio Aguero dhe 130 milionë funte, në mënyrë që ta bindin klubin parisien për të lejuar largimin e tij, transmeton kp.

Kujtojmë se Neymar u transferua në Paris para dy vitesh nga Barcelona për shifrën rekorde 222 milionë euro.