Paris Saint-Germaini edhe zyrtarisht ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit Mauro Icardi, pasi skuadra e Interit për lirimin e tij kërkon 70 milionë euro dëmshpërblim.
"Gazzetta dello Sport" ka njoftuar të martën se PSG-ja, tashmë ka kontaktuar Interin në lidhje me Icardin, i cili pritet të largohet këtë verë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTe ekipi francez e shohin Icardin si zëvendësim për uruguajanin Edinson Cavani që pritet të vazhdojë karrierën në La Liga.
Icardi 26-vjeçar, ka kontratë me Interin deri në vitin 2021, por do të largohet për shkak të mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit. Ai këtë edicion ka shënuar 16 gola në 32 paraqitje në të gjitha garat.