Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, i ka dalë në mbrojtje yllit shqiptar Shkodran Mustafi që ishte fajtor për golin e dytë të Crystal Palacet në humbjen e “Topçinjve” 2 me 3 të dielën në shtëpi.
Mustafi u kritikua ashpër nga tifozët, ndërsa menjëherë pas ndeshjes, Emery u pyet për reprezentuesin e Gjermanisë dhe performancën e tij. Ai ka thënë se Mustafi ka treguar konsistencë këtë sezon, ndërsa ka shtuar se nganjëherë futbollistët mund të kenë probleme nëpër situata të caktuara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mund të flasim për lojtarët një nga një, por nganjëherë ata mund të luajnë shumë mirë, nganjëherë jo. Preferoj të flas për konsistencën këtë sezon. Mendoj se çdo lojtar po ndihmon dhe çdo lojtar po tregon performancë të mirë madje dhe sot po ashtu, kur mbrohesh ndaj një lojtari si Benteke ose Zaha mund të vuash më shumë ndoshta në disa situata. Por sikur sot të ishim më të mirë në ndërprerje, ndoshta do të fitonim ndeshjen”, ka deklaruar Emery duke shtuar se ekipi kundërshtar pati mbrojtje të mirë.
Emery ka folur edhe për ndryshimet në skuadër, teksa ka thënë se ka shumë lojtarë që kanë pasur probleme me lëndimet, përfshirë Granit Xhakën.