Arsenali nuk shfrytëzon gabimet e rivalëve, mposhtet në shtëpi Foto: Reuters

Arsenali nuk shfrytëzon gabimet e rivalëve, mposhtet në shtëpi

21 April 2019 18:53

Arsenali nuk ka shfrytëzuar humbjet e Tottenhamit dhe të Manchester Unitedit për të kaluar në pozitën e tretë në Premier Ligë, pasi është mposhtur nga Crystali në shtëpi.

“Topçinjtë” pësuan nga Crystal Palace 2 me 3.

Benteke, Zaha e McArthur shënuan golat për mysafirët, teksa për Arsenalin shënuan Mesut Ozil e Pierre-Emerick Aubameyang.

Arsenali mbetet i katërti në tabelë me 66 pikë, aq sa ka edhe Chelsea si i pesti. Tottenhami është i treti me 67 pikë, ndërsa Manchester Unitedi i gjashti me 64.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme