Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Di Francesco gjithnjë e më pranë Sevillas

Tekniku italian Eusebio Di Francesco pritet të marrë drejtimin e skuadrës nga La Liga, Sevilla. Lajmi është bërë i ditur të enjten nga e përditshmja italiane "Gazzetta dello Sport".

Mësohet se Di Francesco në parim ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Sevillas, të cilët e duan për trajner prej edicionit të ardhshëm, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aktualisht, Sevilla po drejtohet nga trajneri i përkohshëm Joaquin Caparros që është angazhuar deri në fund të këtij edicioni.

Di Franceso javë më parë është larguar nga skuadra e Romës kurse si trajner ka punuar edhe te Sassuolo.