Sport

Rruga e vështirë e Bashkimit për ta mbrojtur titullin

 

Te Bashkimi e pranojnë se rruga për ta mbrojtur titullin është shumë e vështirë dhe ndoshta e pamundur t'i dilet në krye. Por trajneri Jeronimo Sharin insiston se basketbollistët e tij do të luftojnë deri në fund.

Bashkimi është kampion në fuqi, meqë edicionin e shkuar për herë të parë në histori të klubit, fitoi titullin e kampionit të Kosovës.