Hendbolli, për gjithçka i pari

Hendbolli, për gjithçka i pari

Arsim Maxhera Arsim Maxhera 16 April 2019 08:00

Kupa që ngriti lart Jon Muqolli të dielën mbrëma, për nga pamja ishte e ngjashme me shumë të tjera që ngrihen lart nga sportistë kosovarë. Por Kupa që me krenari e mbante në dorë kapiteni i përfaqësueses U-21 të Kosovës në hendboll ka siguruar një sukses që deri më tash nuk e kishte sporti kosovar - paraqitjen në kampionat botëror në sportet ekipore.

Përfaqësuesja U-21 e Kosovës në korrik të këtij viti do të luajë në botërorin që mbahet në Spanjë, një vend me qëndrim jo gjithnjë miqësor për sportistët kosovarë, shkruan sot Koha Ditore.

Përfaqësuesja U-21 e Kosovës në hendboll ka fituar titullin e kampionit në garën IHF Trophy Intercontinental, që për herë të parë siguronte pjesëmarrjen në botëror. IHF Trophy Intercontinental është garë e IHF-së që për qëllim e ka zhvillimin e sportit të hendbollit. Për përfaqësuesen e Kosovës ka shërbyer si rrugë alternative për të arritur suksesin, që përfaqësuese të tjera të vendit nuk e kanë pasur deri më tash. Kosova në finale e mposhti Taipein Kinez, ndërsa kishte mposhtur atë përfaqësuese edhe në ndeshjen e parë të turneut. Nigeria e Paraguai ishin përfaqësueset e tjera që u mposhtën në ngjarjen e mbajtur në Prishtinë. Në grupmoshën U-21 e U-19 u paraqitën nga gjashtë përfaqësuese që kanë fituar garën IHF Trophy në nivel kontinentesh. Kosova ka fituar për Evropë, me të dy grupmoshat.

Në Federatën e Hendbollit të Kosovës vlerësojnë se FHK-ja me sigurimin e botërorit me përfaqësuesen juniore vetëm ka vazhduar të jetë prijëse e proceseve në sportin kosovar. Ndër të tjera klubet e hendbollit kanë filluar me paraqitje në gara evropiane plot një dekadë para klubeve të sporteve të tjera: futbollit, basketbollit e volejbollit. Garimi i hershëm në Evropë i klubeve nuk ka pasur ndikimin e pritur, por paraqitja në botëror vlerësohet se do t'i japë hov zhvillimit të hendbollit në vend... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme