Leipzigu e do Abrahamin

Leipzigu e do Abrahamin

03 April 2019 15:54

Skuadra e Bundesligës gjermane RB Leipzig është duke u interesuar për transferimin e sulmuesit të Chelseat, Tammy Abraham, raporton "Football Insider" të mërkurën.

Krerët e Leipzigut e kanë vëzhguar sulmuesi ne ri anglez i cili ka impresionuar me Aston Villan këtë stinor, ku është i huazuar. Abraham 21-vjeçar ka gjasa të bëhet lojtari i radhës anglezë që do të bëjë hapin drejt Bundesligës gjermane, transmeton Koha Ditore.

Leipzigu është duke kërkuar përforcime në sulm, pasi po i frikësohet ikjes së Timo Wernerit. Abraham ka shënuar 21 gola dhe ka asistuar dy herë në 34 ndeshje në të gjitha garat me skuadrën e kategorisë së dytë angleze Aston Villa. Ai ka dy paraqitje edhe me përfaqësuesen "A" të Anglisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme