Sport

Danimarka për dhjetë minuta i shënon Zvicrës 3 gola për t’i marrë një pikë

Foto: Reuters

Danimarka ka bërë një rikthim sensacional ndaj Zvicrës në kuadër të kualifikimeve për Evropian.

Zvicra krijoi epërsi prej 3 me 0 dhe gjithçka shkoi në të mirë të tyre deri në minutat e fundit të takimit ku Danimarka ndezi motorët për të barazuar gjithçka.

Freuler i dha epërsinë Zvicrës në minutën e 19 pas asistimit nga Albian Ajeti.

Në pjesën e dytë Xhaka realizoi një supergol në minutën e 66. Kurse në 3 me 0 rezultatin e çoi Embolo në minutën e 76.

Xhaka u zëvendësua në minutën e 79 dhe në vend të tij u inkuadrua Sow.

E këtë duket se më së miri e zëvendësoi Danimarka që arriti të marrë një pikë nga kjo ndeshje.

Jorgensen shënoi golin e parë në minutën e 84. Pas katër minutave Gytkjaer e ngushtoi rezultatin në 3 me 2. Kurse një pikë Danimarkës ia siguroi Dalsgaard në minutën e 90+3.

Në Grupin D Zvicra mban vendin e katërt. Kurse Danimarka në vendin e tretë ka një pikë.