Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ceferin për fyerjet raciste të tifozëve malazezë: Kjo është fatkeqësi

Aleksandar Çeferin

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i ka vlerësuar “fatkeqësi” fyerjet raciste të tifozëve të Malit të Zi në drejtim të lojtarëve të Anglisë.

"Kjo është një fatkeqësi", tha Ceferin të martën në Amsterdam, ku mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit të Klubeve Evropiane, transmeton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ceferin nuk ka dashur të komentojë asgjë rreth dënimeve të mundshme që mund të marr Mali i Zi.

"Nuk mund të them asgjë, sepse tani është çështje e komitetit tonë disiplinor, por nuk mund të besoj se këta njerëz ende ekzistojnë", u shpreh Ceferin.

Ndeshjen e radhës, Mali i Zi do ta luajë me 7 qershor kundër Kosovës.