Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Presidenti i UEFA-s kritikon gjendjen e stadiumeve në Itali

Aleksandar Çeferin

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, e ka kritikuar gjendjen e stadiumeve në Itali. 

Çeferin në një intervistë për “Sportmediaset” ka thënë se Italia e ka infrastrukturën e futbollit më të keqe në Evropë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Slloveni Çeferin i ka kërkuar qeverisë italiane që ta rregullojë infrastrukturën sportive. 

“Mendoj se infrastruktura italiane e futbollit është për të ardhur keq. Italia është një nga vendet më të mëdha të futbollit, ka fituar shumë Kupa të Botës, Kampionate Evropiane, por në të njëjtën kohë ka infrastrukturën më të keqe. Për të qenë i sinqertë, jam pak i lodhur nga këto diskutime rreth infrastrukturës italiane sepse e tëra çfarë dëgjojmë janë fjalë. Shpresoj që Italia të bëjë diçka. Klubet kanë nevojë për ndihmë nga qeveria, nga bashkitë lokale dhe madje edhe nga investitorët privatë. Është koha për të vepruar sepse situata është shumë e keqe”, është shprehur Çeferin. 

57-vjeçari Çeferin është i bindur që shteti i Italisë do të ndërmarr hapa që ta përmirësojë infrastrukturën sportive në të ardhmen.