Sport

Storia tragjike e “njeriut më të rrezikshëm të boksit”

Ike Ibeabuchi kishte kidnapuar të birin 15-vjeçar të së dashurës së tij të larguar, në një natë të vitit 1997 dhe po voziste makinën "Austin" me shpejtësi kur vendosi të përplaste atë në një shtyllë betoni në tentim për t'i dhënë fund çdo gjëje.

Ibeabuchi ishte vetëm 24-vjeçar, një boksier i peshës së rëndë në kulm të fuqive të tij, por që ngadalë po konsumohej nga demonët e brendshëm. Derisa po largohej nga rrënojat, i mbuluar me gjak dhe pluhur, ai po mendonte se i ka dhënë fund makthit, shkruan sot Koha Ditore.

Kishin kaluar vetëm disa muaj që kur ai mposhti David Tuan në një meç epik, që ende mban rekordin për më së shumti grushte të hedhura në një duel të peshës së rëndë, 1.730 sosh. Me fitoren e shënuar ai u katapultua te lufta e mundshme për titull bote. Ishte një hap larg për të trashëguar idhullin e tij, Mike Tyson.

Por, ajo ëndërr do të ishte vetëm një "karotë" që po varej para tij: gjithmonë afër, por kurrë e kapshme.

Ai kishte kaluar me muaj dhe vite torturuese me dhembje koke, dëgjim të zërave dhe duke parë demonë, ndërsa u shpeshtuan këto gjëra pas triumfit ndaj Tuas dhe kjo përfundimisht ia ndaloi të realizonte potencialin... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)