Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Allegri: Këtë e doja në ndeshjen e parë

Max Allegri ka thënë se fitorja e sotme prej 3 me 0 ndaj Atletico Madridit ishte ajo çfarë kishte planifikuar ta bënte në sfidën e parë.

Bianconerët u kualifikuan në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke përmbysur disavantazhin prej 0-2 nga ndeshja e parë kundër Atleticos. Dhe kjo u arrit me një paraqitje të jashtëzakonshme nga i tërë ekipi i Juventusit në veçanti nga Ronaldo që realizoi të tre golat, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Djemtë dhanë paraqitje fantastike. Kishin teknikë, saktësi, agresivitet dhe ishte ajo çfarë planifikuam për ndeshjen e parë, por mendova për atë dhe bëra disa ndryshime”, u shpreh Allegri për Sky Sport Italia.