Për udhëheqjen e topit dhe ndërrimin e shpejtë të drejtimit njihet Lionel Messi, por Barcelona e ka gjetur një të ngjashëm si ai.
Lamine Yamal është 15-vjeçar. Ai u lind në Mataro të Katalonjës dhe është pjesë e “La Masias”.
Videot e driblimeve të tij janë publikuar gjithandej në rrjetet sociale, për shkak të stilit të ngjashëm me Messin.
Gazeta spanjolle “Marca” ka shkruar të shtunën se trajneri Xavi Hernandez e ka parë atë javë më parë, dhe e ka ftuar të stërvitet me ekipin senior.
Yamal ka luajtur edhe për skuadrën U19 të Barcelonës në “UEFA Youth League” më herët gjatë këtij sezoni, duke u bërë futbollisti më i ri që luan për Barcelonën në këtë garë. Ai po ashtu ka katër ndeshje me Spanjën U16.
Messi debutoi me ekipin profesionist në moshën 16-vjeçare. Edhe Yamal pritet së shpejti të debutojë me ekipin e parë.
-
18-vjeçari Yamal e ka përgjegjësinë për ta udhëhequr Spanjën në Botëror
-
Yamal është në rrugën e duhur për t’u bërë trashëgimtari i denjë i Messit
-
Capello: Yamali nuk krahasohet me Messin
-
Pasi shënoi për Spanjën, Yamal kërkon golin me Barçën
-
Yamal, 16-vjeçar, ka shansin të thyejë më shumë rekorde me Spanjën