Sport

Guardiola te Juventusi

Trajneri spanjoll Pep Guardiola është raportuar të ketë arritur marrëveshje verbale për të kaluar te Juventusi me kontratë katërvjeçare.

Trajneri i Cityt, Guardiola, e ka pranuar një ofertë të tillë dhe pritet të jetë zëvendësues i Allegrit, ka njoftuar gazetari Italian Luigi Guelpa, transmeton KTV.

Guelpa ishte i pari që tha se ylli portugez Cristiano Ronaldo do të kalojë te “Bianconerët” dhe se për Guardiolën ka theksuar se i është ofruar kontrata katër vjeçare në “Allianz Stadium”.

“Kam mësuar se Guardiola do të kalojë te Juve për katër vjet. Më ka thënë i njëjti person që bëri të ditur kalimin e Ronaldos te “Zonja e Vjetër”, ka thënë Guelpa.