Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guardiola nuk ia garantoi vendin Ronaldos

Trajneri i Mancester Cityt, Pep Guardiola, nuk ia kishte garantuar vendin Cristiano Ronaldos në “Etihad Stadium”, ndërsa Manchester Unitedi e shfrytëzoi rastin dhe e riktheu në klub yllin portugez.

Ronaldo e la Juventusin të premten pasi u përshëndet me shokët e skuadrës dhe udhëtoi drejt Lisbonës me aeroplan privat. Të enjten mbrëma u tha se Ronaldo do të transferohej te Manchester City, por 24 orë më vonë, 36-vjeçari u zyrtarizua nga “djajtë e kuq”.

Ronaldo u lirua nga Juventusi, ndërsa klubi italian do të përfitojë 25 milionë euro për sulmuesin, raporton “La Repubblica”. Sipas këtij mediumi, fjalimi i “ftohtë” i Guardiolës ishte arsyeja pse Ronaldo ndërroi mendje dhe u transferua te Unitedi.

“Nëse mund të vish, ne do të provojmë të bëjmë çdo gjë të mirë së bashku. Por, nuk mund të garantoj asgjë”, raportohet se i kishte thënë Guardiola yllit portugez.

Artikuj të ngjashëm