Cristiano Ronaldo përfundimisht do të largohet nga Juventusi. Por pikëpyetja e vetme mbetet se cili do të jetë klubi i ardhshëm i tij.
Sipas raportimeve, portugezi është shumë afër kalimit te Manchester City, por deklarata e fundit e trajnerit të Manchester United, Ole Gunaar Solskjaer, ka vënë dyshime të shumta.
"Ne kemi pasur gjithmonë një komunikim të mirë. Bruno ka folur gjithashtu me të dhe ai e di se çfarë ndiejmë për të. Nëse ai do të largohej ndonjëherë nga Juventusi, ai e di që ne jemi këtu. Cristiano është një legjendë e këtij klubi, lojtari më i madh i të gjitha kohërave nëse pyetem unë. Kam pasur fatin të luaj me të. Unë e stërvita atë kur mora punën time. Le të shohim se çfarë ndodh’’, ka thënë trajneri norvegjez në konferencë për shtyp.
Në anën tjetër, Guardiola e ka lënë të hapur mundësinë e transferimit të Ronaldos, por ka thënë se për momentin gjërat qëndrojnë shumë larg.
"Cristiano Ronaldo? Deri në fund të tregut, gjithçka mund të ndodhë. Këta lloj lojtarësh vendosin se ku duan të luajnë. Për momentin, gjërat janë shumë larg”, potencoi spanjolli.