Barcelona ka arritur të mposhtë në udhëtim Sevillën falë një paraqitje të jashtëzakonshme nga Leo Messi.
2 me 4 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNavas kaloi Sevillën në epërsi në minutën e 22 pas asistimit nga Ben Yederi.
Megjithatë pas katër minutave Leo Messi barazoi shifrat duke shënuar një gol shumë të bukur nga një asistim i Rakitiqit.
Sevilla riktheu epërsinë në minutën e 42 përmes Mercados, për ta mbyllur pjesën e parë në epërsi.
Barça nuk u dorëzua dhe arriti në pjesën e dytë që të përmbysë gjithçka dhe këtë e bëri falë Leo Messit që e kompletoi “hat-trickun” e tij.
E në minutën e 90+3 Messi bëri edhe një asistim për Luis Suarezin.
Ne vendin e parë Barcelona tani ka 57 pikë, derisa Sevilla në të pestin ka 37 pikë.