Mbrojtësi i Napolit, Raul Albiol, do të jetë jashtë fushave të gjelbra në pjesën e mbetur të sezonit, pasi do të operohet.
Nga disa media italiane u tha se ai do të kthehej brenda dy muajsh për shkak të terapive të sofistikuara, megjithatë “Corriere dello Sport”, e dëshmon të kundërtën duke shkruar se ai nuk do të kthehet deri në qershor, transmeton KTV.
Gazeta italiane vazhdon tutje duke thënë se dhimbjet për të kanë qenë tejet të mëdha, saqë 34-vjeçarit i është dashur patjetër operimi në gjurin e majtë.
Në mungesë të tij, rastin për t’u paraqitur do ta ketë rumuni 29-vjeçar, Vlad Chiriches.