Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Odegaardi akuzon Zidanen se ndikoi për të keq tek ai

Talenti i Real Madridit, Martin Odegaard, ka thënë se ish-trajneri Zinedine Zidane i ka bërë më tepër dëm sesa mirë vetëbesimit të tij.

Odegaard 20-vjeçar, që aktualisht është i huazuar te Vitesse në elitën e Holandës, luajti nën drejtimin e Zidanet për skuadrën rezervë të Real Madridit, Castilla, pasi iu bashkua klubit madrilen në vitin 2015.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dhe ndonëse Zidane u emërua trajner i parë i Realit dhe fitoi më pas tri herë Ligën e Kampionëve, norvegjezi Odegaard pati vështirësi, duke bërë vetëm dy paraqitje për skuadrën e parë të Realit.

“Të kem Zidanen trajner ishte e bukur, por nuk ishte e mirë për vetëbesimin tim. Unë kam pasur mundësinë t'u bashkohem shumë skuadrave herët në karrierën time, por Real Madridi gjithmonë ishte ëndërr. Është klubi më i madh në botë dhe ishte opsioni më i mirë imi”, ka thënë Odegaard për gazetën norvegjeze "AD". “Unë kam stërvitur me lojtarët e skuadrës së parë herët dhe luajta nën drejtimin e Zinedine Zidanet për skuadrën e dytë të Realit, Castilla. Ishte me rëndësi për mua të luaja me yj si Sergio Ramos e Cristiano Ronaldo, ishte lëvizje e madhe nga Sromsgodseti”... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)