Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeka prezantohet te Fortuna

Sulmuesi Agim Zeka është prezantuar të hënën te skuadra e Holandës, Fortuna Sittard. 20-vjeçari me ekipin e ri ka firmosur kontratë deri në fund të edicionit 2019/20, kurse ka gati një muaj që është stërvitur te Fortuna.

“Prej fillimit kam pasur dëshirë të jem pjesë e këtij klubi ambicioz dhe jam i lumtur që kam arritur t'i bindi të gjithë për të firmosur kontratë për një vit e gjysmë. Shpresoj ta ndihmoj klubin që të ngjitet sa më lart në tabelë deri në fund të këtij edicioni”, është shprehur Zeka.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fortuna Sittard këtë edicion është kthyer në Eredivisie nga kategoria e dytë dhe aktualisht renditet në pozitën e dhjetë me 23 pikë pas 19 xhirove.

Zeka karrierën si futbollist e ka nisur te Prishtina përpara se t'i bashkohej Skënderbeut tre vjet më parë.

Ai në janar të vitit 2017 u transferua te Lille, kurse ishte i huazuar edhe në Portugali, te Varzimi e Leixoes. Zeka ka pesë paraqitje me U-21 të Shqipërisë.