Liverpooli ka vazhduar qëndrimin në Ligën e Kampionëve duke mposhtur Napolin në të ashtuquajturën finale të grupit C.
Heroi i këtij takimi ishte Mohamed Salah që realizoi golin e vetëm dhe portierit Alisson Becker që priti një goditje të Arkadiusz Milikut në minutat e fundit të takimit duke mos lejuar Napolin që të siguronte barazimin që e çonte tutje në garën evropiane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë kuqtë kanë mundur të caktonin dilemën e fituesit në dhjetë minutat e fundit të takimit sikur Sadio Mane të realizonte dy raste të sigurta para portierit Ospina të Napolit.
Me këtë fitore Liverpooli mbetet në pozitën e dytë me nëntë pikë, aq sa ka edhe Napoli që tani do të bëjë pjesë në Ligën e Europës.