WBC-ja ka marrë vendim që të zhvillohet një rimeç direkt ndërmjet Deontay Wilderit dhe Tyson Furyt, raporton Sky Sports.
Fury ishte rrëzuar dy herë në meçin e zhvilluar javën e kaluar në Los Angelos, megjithatë kishte zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme me shumë analistë që kishin thënë se britaniku ka merituar të fitojë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPromoteri Frank Warren dhe Bordi i Kontrollit e Boksit Branitik kishin planifikuar që të bënin një ankesë zyrtare pasi gjyqtari meksikan Alejandro Rochin kishte vendosur pikët në favor të Wilderit 115-111.
Megjithatë, “World Boxing Council (ËBC)” të premten ka lëshuar një komunikate ku bën thirrje për një rimeç direkt ndërmjet tyre.
“WBC-ja ka bërë një votim përmes bordit, gjë që rezultoi me një pajtim unanim për të sanksionuar një rimeç të drejtpërdrejtë ndërmjet kampionit të WBC-së, Deontay Wilder dhe Tyson Furyt. Të dy boksierët kanë sjellë një nga luftërat më të mira në boksin e rëndë që kemi parë kohëve të fundit, e cila ka krijuar kërkesa të jashtëzakonshme popullore nga tifozët për të parë një rimeç”, thuhet në komunikatë, përcjell Koha.net.
Më tutje thuhet se, “WBC-ja është e lumtur të konfirmojë se një rimeç direkt është aprovuar dhe do të krijojë një vendim i cili do të marrë në konsideratë edhe statusin e detyrueshëm të divizionit. Edhe njëherë do të donim të urojmë Deontay Wilderin dhe Tyson Furyn për betejën e jashtëzakonshme në ring, dhe shembullin e sportivitetit pas meçit”.