Bayern Munichu i është bashkuar garës me Manchester Cityn dhe Juventusin për transferimin e futbollistit të Real Madridit, Iscos, raportojnë mediat në Spanjë.
26-vjeçari luajti me madrilenët në Kupën e Mbretit së fundmi kundër Melillas, por nuk ka qenë titullar në shtatë ndeshje të drejtuara nga trajneri i ri Santiago Solari.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Don Diario” raporton se Bayerni është ekipi i fundit i madh evropian, që ka shprehur interesim për ish-yllin e Malagas.
Spanjolli nuk po gjen hapësirat e duhura nën drejtimin e teknikut të ri, madje nuk ishte i ftuar fare për udhëtimin në Romë në Ligën e Kampionëve.