Real Madrid ka njoftuar Manchester Cityn se mund ta transferojnë mesfushorin e tyre, Iscon.
Trajneri i Cityt, Pep Guardiola është fans i madh i spanjollit dhe po e sheh lojtarin si zëvendësim i David Silvës i cili do të largohet në fund të sezonit.
Real Madrid i ka treguar Cityt se është i gatshëm për të bërë marrëveshje për Iscon.
Reali po kërkon 80 milionë euro për spanjollin sepse ata këtë verë kanë shpenzuar 300 milionë euro.
Isco u transferua në “Santiago Bernabeu” para 6 vjetëve nga klubi spanjoll, Malaga.