Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City mendon të ofrojë 80 milionë euro për Iscon

Foto: Reuters

Mancheser City mendon të ofrojë 80 milionë euro për transferimin e mesfushorit spanjoll të Real Madridit, Isco, shkruan “Don Balon”, transmeton Koha.net.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola është një adhurues i madh i Iscos dhe po synon të transferojë atë në afatin kalimtar të verës.

Isco ka humbur vendin e titullarit te Real Madridi këtë stinor, ndërsa ka luajtur në vetëm 16 ndeshje në La Liga në total. Kontrata e Iscos me Realin skadon në verën e vitit 2022.