Ekipet nga Premier League, Arsenal dhe Manchester City janë futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Real Madridit, Isco.
Lajmi është bërë i ditur të martën nga e përditshmja spanjolle "AS". Mësohet se si City ashtu edhe Arsenali tashmë kanë kontaktuar Realin në lidhje me Iscon, pasi mesfushori pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo27-vjeçari, nuk është i kënaqur me minutazhën e tij këtë edicion dhe ka kërkuar largimin nga "Santiago Bernabeu".
Isco deri më tani ka vetëm katër paraqitje në La Liga këtë edicion kurse me Realin ka kontratë deri në vitin 2022.
Kartoni i tij, vlerësohet rreth 70 milionë euro kurse interesim për Iscon më herët ka treguar edhe Juventusi.