Sipas raportimeve të fundit, ylli i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, do të provojë të bindë ish-bashkëlojtarin Ousmane Dembele që t’i bashkohet në Londër.
Të dy luanin bashkë te Dortmundi para se të ndaheshin për të kaluar njëri tek Arsenali e tjetri te Barça.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas “Sport”, trajneri i Arsenalit, Unai Emery shpreson të përdorë shoqërinë e francezit me Aubameyangun për ta bindur lojtarin të kalojë në Londrën Veriore.
Dembele, që u transferua te Barça sezonin e shkuar, rrezikon të largohet për shkak se klubi nuk është i kënaqur me sjelljet e tij.