Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

13 tifozë të Dritës akuzohen për huliganizëm

Policia e Kosovës ka ngritur kallëzim penal për 13 tifozë të skuadrës së Dritës nga Gjilani, të cilëve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Lajmi është konfirmuar për Sportin në KTV, nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha.

Berisha ka thënë më tej se gjatë intervenimit, kanë mbetur të lënduar tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe janë dëmtuar edhe disa objekte dhe vetura përreth stadiumit.

E gjithë kjo ka nisur në minutën e 90-të të ndeshjes ndërmjet Lirisë dhe Dritës, ku tifozët e skuadrës nga Gjilani, të pakënaqur me rezultatin, kanë thyer rrethojat e stadiumit dhe kanë hyrë në fushë, duke kërkuar edhe konfrontim fizik me tifozët e Lirisë.

Pas kësaj, gjyqtari kryesor Selim Isufi, e ka ndërprerë ndeshjen dhe të hënën, Komisioni i Garave i Federatës së futbollit të Kosovës e ka regjistruar me rezultat zyrtar 3:0 në të mirë të Lirisë.

Edhe Nga 15 ditë paraburgim për 13 “intelektualët” e Dritës Sport Nga 15 ditë paraburgim për 13 “intelektualët” e Dritës

Lidhur me këtë takim, kanë reaguar të dyja klubet. Liria i ka fajësuar tifozët gjilanas, ndërkaq Drita, fajin për gjithë atë që ndodhi, ia ka lënë ndarjes së drejtësisë nga gjyqtarët e ndeshjes.