Gjykata Themelore e Prizrenit ua ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 15 ditësh 13 tifozëve të klubit Drita, shkruan sot Koha Ditore.
Anëtarët e grupit "Intelektualët" dyshohen për pjesëmarrje në trazirat që rezultuan me lëndimin e tre policëve dhe ndërprerjen e ndeshjes së futbollit ndërmjet Lirisë dhe Dritës, të dielën në Prizren.
Masa e paraburgimit u është caktuar pas mbajtjes 48-orëshe në stacionin e policisë në Prizren. Lajmi për masën e paraburgimit të tyre është bërë i ditur të enjten nga zëvendëskryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, Skënder Çoçaj.
Për ta ende nuk ka aktakuzë, por mbetën të dyshuar për "pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm". (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Një tifoz i Dritës dënohet me 500 euro për “stërpikje me birrë”
-
Kundërshtarja e Dritës e zhgënjyer për atë që ndodhi të martën mbrëma
-
Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e imamit në Dragash
-
Një muaj paraburgim ndaj të miturit për vrasjen në Kobaj të Prizrenit
-
Nga një muaj paraburgim ndaj pesë të pandehurve për krim të organizuar dhe narkotikë