Trembëdhjetë tifozë të klubit Drita, të grupit “Intelektualët”, do të qëndrojnë për 48 orë në paraburgim si të dyshuar për pjesëmarrje në trazirat që rezultuan me lëndimin e tre policëve.
Incidenti ka ndodhur në minutat e fundit të ndeshjes mes Lirisë e Dritës së Gjilanit, që nuk u zhvillua deri në fund. Takimi u luajt, të dielën, në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, ndërsa u ndërpre në minutën e 89të, shkruan sot “Koha Ditore”.
Është zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, që ka konfirmuar arrestimin e 13 tifozëve nga Gjilani.
Lexoni edhe:
“Trembëdhjetë persona janë arrestuar dhe do të mbahen në paraburgim për 48 orë. Të dyshuar janë 22 persona”, ka thënë Berisha.
Ndeshja e rëndësishme për të shmangur barazhin në Vala Superligë, mblodhi numër të madh shikuesish. Për të përkrahur Dritën në Prizren kishin udhëtuar tifozët e kësaj skuadre “Intelektualët”... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Nga 15 ditë paraburgim për 13 “intelektualët” e Dritës
-
Tre të arrestuar për dhunën në Prizren
-
Prokuroria kërkon që drejtorit sportiv të Dritës dhe 2 të tjerëve t’u ndalohet afrimi te persona të caktuar
-
Drejtori sportiv i Dritës dhe dy të tjerë ndalohen për 48 orë
-
Përleshje mes drejtuesit të Dritës dhe tifozëve, ka të arrrestuar