Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

13 lojtarë të Serie A, në gjysmëfinale të Botërorit

Olivier Giroud e Adrien Rabiot duke festuar fitoren e Frances ndaj Anglise ne Boterorin Katar 2022

Kur kanë mbetur vetëm edhe katër ndeshje për t’u zhvilluar në Kupën e Botës në Katar, 13-të lojtarë nga Serie A dhe një nga Serie B, janë ende në garë për ta fituar trofeun më të çmuar në futboll.

Kjo listë ishte edhe më e gjatë, por shumë skuadra u eliminuan, ndërsa të fundit ishin Rafael Leao dhe Rui Patricio me Portugalinë që u mposhtën nga Maroku.

Katër skuadrat e mbetura në turneun që po luhet në Katar janë Franca, Maroku, Kroacia dhe Argjentina.

Lojtarët e Serie A-së në garë për të triumfuar janë Adrien Rabiot, Olivier Giroud, Theo Hernandez, Mario Pashaliq, Marcelo Brozoviq, Martin Erliq, Nikola Vlashiq, Angel Di Maria, Lautaro Martinez, Paulo Dybala, Leandro Paredes, Sofyan Amrabat, Abdelhamid Sabiri. Ndërkohë, i vetmi futbollist që luan në Serie B është Walid Cheddira, që u ndëshkua me karton të kuq në duelin e fundit. Cheddira është pjesë e Barit.