Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kjo është skuadra me më së shumti gjysmëfinalistë

Asnjë skuadër tjetër e mbetur në gjysmëfinale të Kupës së Botës nuk ka më shumë futbollistë sesa Bayern Munichu.

Gjashtë futbollistë të klubit bavarez ende janë në garë për ta fituar turneun në Katar.

Katër lojtarë të Bayern Munichut luajnë te Franca, Kingsley Coman, Benjamin Pavard, Dayot Upamecano dhe Lucas Hernandez. Hernandez pati lëndim të rëndë në ndeshjen hapëse kundër

Australisë, 4:1, dhe nuk do të luajë më në këtë Botëror.

Kroacia e ka një futbollist të Bayernit, Josip Stanisiqin, ndërsa Maroku, Noussair Mazraoui.