Gjithsej 19 lojtarë të tetë përfaqësueseve pjesëmarrëse në çerekfinale rrezikojnë të humbin ndeshjet gjysmëfinalet e Kupës së Botës.
Portugalia është e rrezikuar me pesë yje: Fernandes, Felix, Dias, Neves dhe Danilo. Kundërshtari i Portugalisë, Maroku, ka vetëm tre: Amrabat, Sabiri dhe Saiss.
Holanda dhe Argjentina kanë nga dy lojtarë që rrezikojnë për pezullim. Ake dhe De Ligt për Holandën dhe Acuna dhe Montiel për amerikano-jugorët.
Modriq dhe Lovren te Kroacia, ndërsa Brazilit i rrezikohen Guimaraes, Eder Militao dhe Fred.
Tchouameni dhe Kounde janë në rrezik te Franca.
Edhe
Gjysmëfinalet me yje të mëdha dhe rivalë të vjetër
Anglia është përfaqësuesja e vetme që nuk ka marrë asnjë kartonë në katër ndeshje të deritashme.
Të gjithë kartonët e verdhë fshihen pas ndeshjeve çerekfinale.