Seleksionuesi i Shqipërisë, Christian Panucci, të hënën në konferencën para ndeshjes miqësore me Uellsin në Elbasan (sot), ka pranuar se ka gabuar me idetë e tij për të shtyrë ekipin kuqezi drejt suksesit në Ligën e Kombeve.
Panucci, që e zëvendësoi Gianni de Biasin i njohur për suksesin historik të arritur me lojë defensive, deshi një Shqipëri tjetër: më atraktive dhe më sulmuese. Por rezultati pas mbarimit të fushatës në Ligën C të Ligës së Kombeve është zhgënjyes, shkruan sot Koha Ditore.
Shqipëria përfundoi e fundit në grup me Skocinë e Izraelin, ndërkohë që u rrah fort në ndeshjen e fundit në shtëpi nga Skocia 0:4.
Panucci insiston se është përgjegjësi kryesor për situatën e krijuar në ekip. Por ai shpreson që ekipi të përgjigjet në miqësoren me Uellsin, që luhet të martën (sot, 20:00) në Elbasan.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore