Barcelona është mposhtur në Camp Nou sot nga Betisi, që ia shkaktoi humbjen e dytë këtë sezon.
Betisi fitoi ndeshjen spektakolare, ku u shënuan shtatë gola, me rezultatin përfundimtar që ishte 3 me 4, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMysafirët krijuan epërsinë prej dy golash përmes Juniorit dhe Joaquinit.
Messi ngushtoi rezultatin në 1 me 2 duke shënuar nga penaltia në minutën e 68.
Betisi shënoi sërish pas tre minutash për Lo Celsos, duke çuar rezultatin në 1 me 3.
Barça ngushtoi sërish rezultatin përmes Vidalit në minutën e 79. E pas dy minutash katalunasit mbetën me një lojtar më pak në fushë kur Rakitiqi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Me një lojtar më tepër në fushë Betisi shënoi sërish në minutën e 83 përmes Canalesit.
Dhe e tëra që bëri në vazhdim Barça ishte ngushtimi i epërsisë përmes Messit, që shënoi në minutën e 90+2.
Pas 12 xhirosh Barcelona mbetet lider me 24 pikë, kurse Betisi në vendin e 12 ka 16 pikë.