Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Betisi befason Barçën në një ndeshje me shumë gola

Barcelona është mposhtur në Camp Nou sot nga Betisi, që ia shkaktoi humbjen e dytë këtë sezon.

Betisi fitoi ndeshjen spektakolare, ku u shënuan shtatë gola, me rezultatin përfundimtar që ishte 3 me 4, transmeton Koha.net.

Mysafirët krijuan epërsinë prej dy golash përmes Juniorit dhe Joaquinit.

Messi ngushtoi rezultatin në 1 me 2 duke shënuar nga penaltia në minutën e 68.

Betisi shënoi sërish pas tre minutash për Lo Celsos, duke çuar rezultatin në 1 me 3.

Barça ngushtoi sërish rezultatin përmes Vidalit në minutën e 79. E pas dy minutash katalunasit mbetën me një lojtar më pak në fushë kur Rakitiqi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Edhe Barcelona pranon gol në minutat shtesë, barazon me Betisin Futboll Barcelona pranon gol në minutat shtesë, barazon me Betisin

Me një lojtar më tepër në fushë Betisi shënoi sërish në minutën e 83 përmes Canalesit.

Dhe e tëra që bëri në vazhdim Barça ishte ngushtimi i epërsisë përmes Messit, që shënoi në minutën e 90+2.

Pas 12 xhirosh Barcelona mbetet lider me 24 pikë, kurse Betisi në vendin e 12 ka 16 pikë.